TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ky është momenti kur FNSH futen në një hotel në Peshkopi ku ishte fshehur Dashamir Xhepa dhe e arrestojnë. Xhepa, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e kunatës së tij, Lirie Xhepa, në 13 shkurt, pranë kodrave të liqenit të Sharrës u arrestua mesnatën e 26 shkurtit.
Për ngjarjen u arrestua edhe një person tjetër, me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit. Gjykata për Krime të Rënda e ka lënë në burg pa afat Dashamir Xhepën, i cili akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare dhe armëmbajtje pa leje.
Ngjarja që tronditi kryeqytetin në ditën e dashurisë, duket se ka motiv një konflikt për pronën, si dhe dyshimet se viktima kishte lidhje me persona të tjerë. 49-vjeçarja u gjet e vrarë nga banorë të zonës pranë kodrave të liqenit të Sharrës me tre plumba pistolete.
Ajo ishte nënë e 4 fëmijëve dhe banonte pranë zonës ku u gjet e pajetë. Bashkëshorti i të ndjerës ishte ndarë nga jeta 10 vite më parë dhe ajo jetonte me dy prej fëmijëve. Më poshtë video e publikuar nga Ora News.