TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Po, besoj se do jem deputet”, kështu iu përgjigj Lefter Maliqi pyetjes nëse në zgjedhjet e 2021 do jetë deputet i Partisë Socialiste bërë nga gazetari Mustafa Nano në emisionin ‘Provokacija’.
Gazetari insistoi sërish: “I PS-së?”, Maliqi sqaroi: “S’e di! Aktualisht jam te PD. Unë i mbështes simpatizantët e PD-së, unë thjesht kam thënë që nuk jam me frymën e lidershipit. Jo me emrin personal, por me lidershipin në PD”.
Pavarësisht se ishte pjesë e listës së Partisë Demokratike – i treti në qarkun e Beratit – Maliqi loboi në krah të Edi Ramës në favor të Partisë Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës.
Maliqi u bë pjesë e parlamentit, si përfaqësues i ‘opozitës së re’, pasi PD dhe LSI dorëzuan mandatet më 21 shkurt në shenjë pakënaqësie ndaj mazhorancës që e cilësojnë ilegjitime.