AKTUALITET, 22 Mars 2019, 22:38

Baba i dy vajzave dhe mbrojtës i të 'fortëve', ja kush është avokati që u ekzekutua në Elbasan

Ravik Gurra, 50-vjeçari, që u ekzekutua sonte në mbrëmje në Elbasan në një atentat mafioz ishte i njohur në sistemin e drejtësisë, pasi ka qenë mbrojtës ligjor i shumë personazheve, nga fisi Çapja, ku ishte kryesor, te dosja e Emiljano Shullazit, si avokat i dytë, por edhe shumë çështje të tjera në Elbasan dhe në Tiranë.

Gurra kishte mbaruar fakultetin e drejtësisë në Tiranë, ndërsa më pas në 1998 emigroi në Angli ku ndoqi disa kurse dhe specializime për avokaturën. Gjatë qëndrimit në Angli ai ka punuar edhe në sistemin e emigracionit si përkthyes, pasi e zotëronte mjaft mirë gjuhën.

Ravik Gurra ishte baba i dy vajza, i divorcuar nga familja që jeton në Londër, ai në jetonte mes Anglisë dhe Elbasanit, ku kishte nënën dhe ushtronte profesionin.

Gurra kishte një karrierë gati 10-vjeçare si avokat. Njëra nga koleget e tij, avokatja Elona Kanapari që shkoi në vendin e ngjarjes, pasi mësoi lajmin shprehet jashtë kamerave se Ravik Gurra nuk kishte pasur shqetësime apo kërcënime.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/03-3.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/02-4.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/01-5.mp4"][/video]