Policia e Kosovës arrestoi Marko Gjuriç, drejtor i zyrës për Kosovën dhe Metohinë pranë qeverisë së Serbisë. Ai u prangos në pjesën veriore të Mitrovicës brenda një salle, ku po mbante fjalim para dhjetëra serbëve që ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër.
Në momentin që policia u shfaq në oborrin e kësaj salle, dhjetëra qytetarë serbë të pjesës veriore të Mitrovicës u munduan ta ndalojnë aksionin e policisë, duke u konfrontuar me ta. Pamjet më poshtë i kanë publikuar mediat serbe.