Ky është momenti kur zyrtari i lartë serb, Marko Gjuriç mbërrin në Prishtinë pas arrestimit nga forcat speciale të Policisë së Kosovës. Siç shihet nga pamjet, ai është i prangosur dhe me kokën poshtë, gati-gati po tërhiqet zvarrë nga policia për t’u futur në rajonin e Prishtinës. Qëllimisht automjeti i policisë ku ndodhej Gjuriç është lënë disa metra larg hyrjes së rajonit, për t’i dhënë mundësi mediave që ta filmonin atë teksa ishte me pranga nëpër duar dhe kokën poshtë. E gjithë ajo që kërkon të tregojë Kosova përmes këtij arrestimi dhe mënyrën se si u servir në media, është thjesht një demonstrim force tek Beogradi. Me siguri që për atë çfarë ndodhi sot në Mitrovicë dhe Prishtinë, ka patur edhe një shkelje syri nga ndërkombëtarët. Gjuric u arrestua pasi kishte hyrë pa laje në territorin e Kosovës.