AKTUALITET, 26 Mars 2018, 20:57

Shqipëri problematike ndaj Norvegjisë, vendos goli i Rostevit

Shqipëri problematike ndaj Norvegjisë, vendos goli i Rostevit

Shqipëria humbi 1-0  ndaj Norvegjisë, në një test miqësor që i shërbeu Panuçit për t’u përgatitur për Ligën e Kombeve dhe eliminatoret e ardhshme të Europianit.

Pjesa e parë ka folur vetëm për Norvegjinë, që ka pasur dy mundësi të pastra për të kaluar në avantazh. Fillimisht fati dhe më pas Strakosha, i kanë mohuar golin e avantazhit Norvegjisë.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Rostev në minutën e 70-të, kur realizoi me kokë nga një goditje këndi në krahun e majtë.

Portieri Thomas Strakosha ishte heroi i ndeshjes për Shqipërinë, pasi shmangu disa momente të rrezikshme, duke bërë katër pritje shpëtimtare.

KRONIKA

82′ Ndëshkohet me karton të verdhë Mavraj për një ndërhyrje të gabuar në mesin e fushës.

77′ Zëvendësim te Norvegjia. Selnaes futet në vendin e Johansen.

76′ Ndëshkohet me të verdhë Johansen, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Grezdës.

73′ Zëvendësim te Norvegjia. Fosum në lojë, largohet Odegard,

70′ Rostev ndëshkon Shqipërinë me kokë nga një goditje këndi në krahun e majtë. Strakosha nuk mundet të arrij atë top, ndërsa Kombëtarja ndëshkohet në momentin më të mirë. Shqipëri-Norvegji 0-1.

69′ Tjetër shans i artë për Kombëtaren, Ajeti i lë bukur topin Xhakës, por predha e tij nuk shkon në rrjetë.

68′ Mundësi e artë për Ajetin, teksa gjuajtja e tij në afërsi të zonës përplaset në trupin e kundërshtarëve,

65′ Zëvendësim i dyfishtë te Shqipëria. Lika dhe Lila futen në vend të Hysajt dhe Sadikut.

63′ Zëvendësim te Norvegjia. Rostev futet në vendin e Nortveit.

57′ Strakosha eviton një tjetër gol të sigurt, duke mposhtur futbollistin kundërshtar në afërsi të zonës.

54′ Ndizet “Elbasan Arena”. Sadiku godet me kokë pas krosimin në krahun e majtë, duke krijuar iluzionin e golit.

53′ Rast i parë i rrezikshëm për Shqipërinë, teksa Aliji shërben bukur për Sadikun, por devijon mbrojtja kundërshtare.

50′ Tjetër moment i vështirë për Kombëtaren, teksa gjuajtja e rrezikshme nga Elyounusi ndalet nga Ajeti.

46′ Nis pjesa e dytë. Balaj futet në vendin e Roshit, ndërsa shiritin e kapitenit e merr Mavraj.

45’+2′ Mbyllet e para. Shqipëri-Norvegji 0-0.

45′ Ka zëvendësim te Shqipëria. Bare futet në vendin e Qakës, që largohet i dëmtuar. Akordohen 2 minuta shtesë.

40′ Ka përsëri rrezik te porta e Strakoshës, por Johnsen markohet në mënyrën e duhur nga Ajeti.

34′ Grezda futet rrezikshëm në krahun e majtë, por pasimi i tij nuk kuptohet nga askush.

30′ Tjetër moment i mirë për Norvegjinë, teksa këtë herë Strakosha na shpëton nga goli i disavantazhit nga një gjuajtje në afërsi të zonës.

27′ Kombinime të bukura në afërsi të zonës te Norvegjia, por Elyonusi gabon në momentin e fundit.

25′ Dalja e parë e rrezikshme për Shqipërinë në krahun e djathtë, por Xhaka gabon me krosimin.

21′ Minuta që flasin vetëm për Norvegjinë. Panuçi është acaruar dhe i ka thënë futbollistëve se nuk po arrijnë të mbajnë topin.

18′ Tjetër moment i rrezikshëm për Norvegjinë me anë të një kundërsulmi, por Ajeti tregon klasin e tij në qendër të mbrojtjes.

12′ Tifozët kanë nisur të largohen nga stadiumi për shkak të rrebeshit që ka mbërthyer stadiumin, por grupimi i “Illyrian Elite” japin spektakël në shkallët e stadiumit.

7′ Tjetër vertikalizim i rrezikshëm për Johnesen, por Mavraj mbyll gjithçka.

4′ Tronditet porta e Kombëtares, teksa pas gabimit të Ajetit, Johnsen i afrohet golit të parë të takimit.

1′ Nis takimi. Topin e parë e nisin miqtë.

Minutë pas minute

Shqipëri-Norvegji 0-1 (Rostev 70′)

KV:  Mavraj 82′ / Johansen 76′

Shqipëria: Strakosha, Mavraj, Ajeti, Hysaj (Lika 65′), Aliji, Xhaka, Qaka (Bare 45′), Ramadani, Roshi (Balaj 46′), Grezda, Sadiku (Lila 65′)

Norvegjia: Noland, Svensson, Nordtveit (Rosted 63′), Ajer, Melind, Odegaard (Fosum 73′), Henriksen, Joansen, Mohamed Elyuonusi, Tarik Elyuonusi, Johnsen(Selnaes 78′)