AKTUALITET, 26 Mars 2018, 18:15

Vrasja e hajdutit në Fier/ Xhafaj: Të bëhet mësim për këdo që mendon të ngrejë dorë mbi policinë

Vrasja e hajdutit në Fier/ Xhafaj: Të bëhet mësim për

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shprehur sot mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit që mes plumbava mbrojtën të moshuarit në Fier që tentuan të grabisin një familje.

“Më lejoni të shfaq vlerësimin maksimal për ndërhyrjen e menjëhershme të policisë që ishte duke vigjiluar dhë ndërhynë në një orar krejt të pazakontë.

Kjo të bëhet mësim për këdo që mendon të ngrejë dorë mbi punonjësit e policisë së shtetit.

Çdo kriminel që e përfytyron këtë pa disikuim do duhet të përballet në zbatim të ligjit me reagimin flakë për flakë.

Koha kur kriminelët conin dorë mbi policët dhe nuk u hynte gjëmbë në këmbë ka përfunduar. Duam polici të ndershme, të aftë të mbrojë dhe veten kur kërcënohet nga krimi.

Patrulla u përball me një zjarr të denduar nga disa kriminelë të papërgjegjshëm.

Policia ka zbardhur të gjitha ngjarjet e fundit kriminale por edhe ka kapur autorët, kjo tregon se policia është shkëputur nga krimi”, tha Xhafaj.

Xhafaj ka theksuar edhe rëndësinë e nisjes së zbatimit të reformës në drejtësi.

“Përtej dyshimit të mosbesuesve për fatin e keq të atyre që u përpoqën ta bllokonin, reforma në drejtësi po fillon të funksionojë. Garantojmë se policia do jetë në vijën e parë të frontit si e parashikon ligji dhe së bashku me prokurornë dhe agjencitë e reja ligjzbatuese do godasë me forcën e ligjit paligjshmërinë”.