AKTUALITET, 26 Mars 2018, 15:42

FOTOT/ PD-LSI nis mbledhjen e përbashkët të grupeve parlamentare

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kane nisur nga ora 15:00 një mbledhje të përbashkët të grupeve parlamentare.

Prej rreth dy muajsh gjatë dy partitë më të mëdha të opozitës nuk zhvillonin mbledhje së bashku të deputetëve dhe e fundit që u zhvillua mes tyre ishte ajo për protestën e 27 Janarit.

I pari që e ka marrë fjalën ka qenë kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili është ndalur te çështje si hapja e negociatave dhe trafiku i drogës.

Një njeri që nuk do hapjen e negociatave. Ky është Edi Rama. Shpik skenarë me rus, por nuk shpjegon pse Shqipëria është në krye të trafikut të drogë. Krimi dhe droga përbëjnë eksportinnumër një të Shqipëri drejt vendeve partnere.” – tha Basha.