TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria po heton lidhur me abuzimet me pronat, veçanërisht në zonat bregdetare. Kështu pas hetimeve në Lezhë që çuan në arrestimin e 23 zyrtarëve të bashkisë, mes të cilëve edhe Kryebashkiakut që më pas u lanë të lirë nga gjykata dhe hetimeve të filluara në Durrës, prokuroria po heton edhe në Shkodër.
Sikundër raportohet, nga prokuroria e rrethit po shqyrtohen dosjet për bregdetin e Velipojës dhe zonave turistike që përfshin ky qark.
Burimet bëjnë të ditur se prokurorët, referuar denoncimeve, kanë marrë dosjet nga zyrat vendore të Hipotekës dhe po krahasojnë vendimmarrjet, kalimin e pronësisë, regjistrimet dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me proçesin.