TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë përjashtuar 60 zyrtarë rusë, përfshirë 12 punonjës në OKB, të cilët Washingtoni i konsideron si spiunë, si përgjigje ndaj helmimit të një shtetasi britanik, ish spiun rus, i konvertuar në agjent të Mbretërisë së Bashkuar.
Anëtarët e BE-së, Gjermania, Franca dhe Polonia, gjithashtu do të përjashtojnë, 4 diplomatë rusë secili.
Lituania do të largojë 3 diplomatë rusë dhe do t'u ndalojë hyrjen brenda kufijve të saj, 44 shtetasve rusë. Ndërsa, Ukraina, e cila nuk është pjesë e Bashkimit Europian, do të largojë 13 diplomatë rusë.
Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkua, përjashtoi 23 diplomatë rusë, pas helmimit të Skripal, një spiun rus i konvertuar, i cili kishte marrë azil në Britani. Rusia u kundërpërgjigj, duke larguar një numër të njëjtë diplomatësh britanikë, nga territori i saj.
Konsullata ruse në Seattle të SHBA-së, do të mbyllet, si pasojë e kësaj pakete ndëshkimi. Një zyrtar i lartë i SHBA-së, u shpreh se këto përjashtime dhe mbyllja e konsullatës, bëhen për tu solidarizuar me aleatët kryesor të SHBA-së, në kundërpërgjigje për "tentativën e qeverisë ruse, për të vrarë një shtetats britanik dhe vajzën e tij, me një agjent nervor, të kalibrit ushtarak".
Rusia ka premtuar se do të marrë masa reciproke kundër Washingtonit.
/TPZ.AL/