BOTA, 25 Mars 2018, 13:11

Arrestohet në Gjermani ish-presidenti i Katalonjes

Arrestohet në Gjermani ish-presidenti i Katalonjes

Ish-udhëheqësi i Katalonjës, Carles Puigdemont, është arrestuar në Gjermani, thotë avokati i tij.

Puigdemont ishte në Finlandë ku ka zhvilluar bisedime me ligjëvënësit e Katalonjës.

Por gjatë kthimit të tij në Belgjikë, ku jeton në mërgim pasi u vetëshpall si president i Katalonjës, pas humbjes së referendumit, Puigdemont është ndaluar dhe arrestuar nga policia gjermane.

Ai është ndaluar sapo ka kaluar kufirin me Danimarkë.