TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prezantuesi i njohur italian Fabrizio Frizzi ka vdekur gjatë natës në spitalin Sant’Andrea në Romë, pasi humbi betejën me jetën, pas një hemorragjie cerebrale.
Mediat italiane kanë raportuar sot për humbjen e madhe dhe vetë RAI e ka quajtur ndarjen nga jeta të Firzzit si një humbje të një pjese të rëndësishme të tij.
“Me Fabrizion ikën një pjesë prej nesh, e historise sonë, e jetës sonë të përditshme”- ka thënë zyrtarisht RAI.
Lajmin e kanë dhënë familjarët, gruaja e tij Carlotta, vëllai i tij Fabio dhe familja e tij: “Faleminderit Fabrizio për gjithë dashurinë që na ke dhënë”.
Më 23 tetor, Frizzi pesoi ishemi gjatë regjistrimit të një episodi të programit “L’Eredità”. Ai u dërgua në spitalin e Romës, por u përmirësua dhe doli disa ditë më vonë.
Prezantuesi u kthye në TV në dhjetor, gjithmonë në krye të programit në RaiUno. Më 5 shkurt, ai mbushi 60 vjeç. Duke folur për sëmundjen, ai tha, “Nuk ka mbaruar akoma: nëse unë shërohem, do t’ju tregoj gjithçka në detaje, sepse unë do të bëhem dëshmitar i hulumtimit, tani është hulumtimi që më ndihmon”.