BOTA, 26 Mars 2018, 11:28

Marrëdhënie seksuale me Trump, aktorja: Më kërcënuan që të hesht

Aktorja e filmave për të rritur Stormy Daniels, tha se e kërcënuan që të mos fliste për raportin e pretenduar seksual me Donald Trump në vitin 2006-të.

Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Cliford, gjatë një interviste për CBS, tregoi se një mashkull i ishte afruar në një parking në Las Vegas në vitin 2011 dhe e kishte këshilluar që ta linte rehat Trumpin.

Ajo tha se ishte me vajzën e vogël dhe kërcënuesi kthehu vështrimin nga ajo dhe u shpreh: “Do të ishte mëkat nëse nënës së saj do t’i ndodhte diçka”.

Vetë Trump mohon kategorikisht që të ketë pasur një lidhje seksuale me aktoren. Avokatët e tij po kërkojnë 20 milionë dollarë dëmshpërblim nga Daniels, pasi pretendojnë se ajo ka shkelur një marrëveshje heshtjeje të firmosur para zgjedhjeve të vitit 2006, marrëveshje që sipas aktores, nuk ka vlerë.

Daniels pretendon se bëri seks një herë me Trump në vitin 2006-të, një vit pasi ai ishte martuar me Melania Trump në 2005-ën.