BOTA, 26 Mars 2018, 08:33

Zjarri në qendrën tregtare, 48 viktima, njerëzit hidhen nga dritaret të shpëtojnë (VIDEO)

Bilanc lufte pas zjarrit të madh që përfshiu dje qendrën tregtare në qytetin rus Kemerov. BBC raporton së paku 48 njerëz kanë vdekur si pasojë e flakëve. Ndërkohë që nga raportet e para pas tragjedisë thuhet se janë shumë njerëz që ende nuk i përgjigjen apelit të familjarëve.

Videot e postuara që bënë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë njerëzit që kërcyen nga dritaret për të shpëtuar nga flakët. Rreth 660 persona të emergjencës janë dislokuar në përpjekjet për shpëtimin e atyre qe u perfshine nga zjarri.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet por autoritetet kanë nisur një hetim. Kemerovo, është një zonë kryesore e prodhimit të qymyrit dhe ndodhet 3,600 km në lindje të Moskës.

6