AKTUALITET, 13 Qershor 2019, 18:44

Zaev pritet nga Merkel, negociatat hapen në shtator për Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ende në vendnumëro…

Zaev pritet nga Merkel, negociatat hapen në shtator për

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është pritur sot në një takim nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo i ka dhënë garanci për hapjen e negociatave në muajin shtator.

Pas një takimi që zgjati 40 minuta, Zaev doli besimplotë nga zyra e Merkelit. “Kancelarja theksoi se Maqedonia e Veriut ka bërë shumë përparime dhe Berlini ka një pikëpamje shumë pozitive ndaj saj” thuhet në deklaratën zyrtare të qeverisë.

“Premtime se Bundestagu në shtator do të jep dritë jeshile për fillim të negociatave me BE-në dhe urime për rezultatet e arritura”, këto janë porosit që sipas delegacionit maqedonas i mori sot në Berlin kryeministri Zoran Zaev nga kancelarja Angela Merkel.

Nga qeveria shprehen të kënaqur nga ajo që dëgjuan në takimin me Merkel. Në kumtesën zyrtare nënvizohet se shtatori mbetet muaji kur Bundestagu do të debatoj dhe sipas gjitha gjasave do të miratoj fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Ndërkohë për Shqipërinë nuk ka ende një datë as në vjeshtë, aq më tepër në kushtet e një krize të thellë politike.