TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI.
Në fjalën e Kryemadhi u shpreh se Edi Rama është një hajdut i madh dhe se korrupsioni i tij ka kaluar çdo përmasë.
Kretarja e LSI-së u ndal edhe tek seanca plenare e ditësë së sotme ku foli dhe për votimin e rezolutës sot kundër Ilir Metës në Kuvend. Ajo tha se nuk është problem data e zgjedhejve por standardi i tyre.
“Rama e ka mbyll hesapin me Europën sepse hesapi i tij nuk është hesap që ka të bëjë me trafikun e drogës, me ekspozitat e tij artistike, por është shumë i madh me të ardhmen e shqiptarëve, që është shumë më e rëndësishme se karrigia e Ramës, apo Metës, apo e çdo deputeti.
Dua të ndalem pak te diskutimi i sotëm në Parlament, mos u merrni me to, për ne s’ka rëndësi kur mbahen zgjedhjet, për ne ka rëndësi standardi jo data.
Frikë nuk kanë ata që dorëzojnë mandatet, por kush ikën me dhunë nga pushteti me dhunë, ka frikën më të tmerrshme”, u shpreh ajo.
Sipas saj, Rama po i kthen qytetarët në ambasada.