AKTUALITET, 5 Shkurt 2019, 13:07

Privatizimi i llixhave të Peshkopisë, anulohet vendimi për koncesionin

Privatizimi i llixhave të Peshkopisë, anulohet vendimi për

Anulohet leja e dhënë për shfrytëzimin e ujërave termale në Dibër. Vendimi është marrë nga Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë në prefekturën e Shkodrës, në një mbledhje të fundit.

Sipas vendimit të dhënë në fillim të muajit dhjetor, parashikohej që shfrytëzimi i ujërave termale ti jepej një firmë private.

Por një gjë e tillë u kundërshtua fort nga banorët, madje u be shkak debati edhe në Kuvend, ku deputetja Reme Lala i kërkoi publikisht kryeministrit Rama të garantonte dibranët se një vendim i tillë nuk do të lejohej.