TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Cristiano Ronaldo feston ditëlindjen e parë me fanellën bardhezi, por mosha nuk i prish aspak punë fenomenit portugez.
34 vjetori e ka gjetur CR7 në kulmin e formës dhe vjen nga dy gola kundër Parmës, që pavarësisht se nuk i dhanë dot fitoren Juventus, e konfirmuan portugezin si një lider të padiskutueshëm në fushë. Të përpikta urimet e klubit, në faqen zyrtare.
“Një ditëlindje që të gjithë ne e festojmë duke patur ende parasysh dy perlat e shënuara të shtunën në kampionat, kundër Parma.
Dy gola që e kanë ngjitur në krye të klasifikimit të golashënuesve, në vitin e parë në Serie A. Gol që i shtohen lojërave të prestigjit që na ka dhuruar deri tani, e që e projektojnë në Olimp (edhe) në futbollin tonë me numra të frikshëm.
Dy statistika mbi të gjitha: CR7 i ka shënuar 13 nga 19 skuadrave me të cilat është përballur e ka shkuar në gol gjashtë herë në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit. Për të mos folur për goditjen me kokë që i dhuroi Juventus trofeun e parë të sezonit në Jeddah.
Cristiano është Cristiano, nuk duhet të përdorësh asgjë tjetër për ta përshkruar: duhet shpikur. E gjithë ajo që mund të bëjmë, me të gjithë tifozët bardhezi, është një standing ovation e ti urojmë ditëlindjen!”