AKTUALITET, 28 Janar 2019, 15:19

Dasma e kryeministrit, momentet pikante nga kurorëzimi i Ramës me Lindën (FOTOT)

Nëntë vite më parë, Edi Rama, atëhere kryetar i opozitës, do të martohej me Linda Bashën në një ceremoni me 800 të ftuar tek ‘Xibraku’.

Fotoja që rrëmbeu jo vetëm vëmendjen e të pranishmëve, por edhe të shtypit rozë, ishte ajo e puthjes së çiftit. Kjo puthje u realizua pas këmbënguljes së Ramës, i cili pas nxitjes nga i vëllai, Olsi, nuk u mjaftua vetëm me një përfaqim me bashkëshorten.

Bluetooth raporoi atëhere se dasma u organizua nga Alketa Vejsiu. Kjo për shkak se prezantuesja u pikas disa herë teksa i sugjeronte çiftit se çfarë duhet të bënin.

Dhuratat për liderin e opozitës ishin të shumta, dhe mes tyre nuk mungonte as një buqetë me lule nga kryeministri Sali Berisha. Ai i dërgoi Ramës lule të ardha mes të cilave një orkide.