AKTUALITET, 30 Dhjetor 2018, 14:45

“Dashnia ime je, ti je”, Meta kërcen mes fëmijëve. Ja kush e shoqëron (VIDEO)

“Dashnia ime je, ti je”, Meta kërcen mes fëmijëve. Ja

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë sot pranë fëmijëve pa kujdes prindëror të Fshatit SOS, në Tiranë.

Kreu i shtetit e ka kaluar këtë ditë të diel, në prag të ndërrimit të viteve, me fëmijët e Fshatit SOS, për të cilët ka shtruar edhe një drekë.

Meta duket i qeshur, jashtë kostumit të presidentit, teksa ka qenë mes fëmijëve, duke kënduar dhe kërcyer së bashku me ta.

Presidenti Meta u uroi përzemërsisht Vitin e Ri 2019 atyre dhe të gjithë fëmijëve të Shqipërisë.

Ne kete vizite, ai shoqerohej nga dy femijet e tij Era dhe Besar dhe nga aktori Bes Kallaku, i cili ka rrembyer mikrofonin dhe ka kenduar, si mund ta shihni edhe ne kete video.