TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, nuk e ka për gjë të luajë kllounin në studio duke relativizuar gjithçka duke qënë se është normale të ulet për dreka me njerëz me precedentë. Ai është shprehur se kur takohet me persona nuk interesohet nëse kanë ose jo probleme me ligjin.
“Unë kur ha dreka, s’dua t’ia di nëse janë me precedentë”, tha Dako në emisionin “Open” në Top Channel. Kryebashkiaku i Durrësit, duke iu refereuar përgjimeve të prokurorisë të publikuara së fundmi, pranoi se ka qenë në një restorant duke drejtuar me Avdylajt. Dako është shprehur se drekat me grupe të ndryshme vjen si pjesë e punës së tij si kryetar bashkie.
“Në atë drekë kanë qenë 12 apo 13 veta… Kam qenë i ftuar, për fat të keq kanë qenë dhe këta, por unë kam qenë i ftuar nga të tjerë. Nuk mbaj mend se ka ndodhur në 2017. Nuk kam qenë unë i përgjuar por ata. Altini Avdylaj nuk ka qenë në drekë me sa mbaj mend unë. Nuk më shqetëson fakti që jam në darkë me këta persona, sepse në këto dreka dhe darka i kemi pjesë të punës tonë, me persona dhe njerëz të ndryshëm, për aktivitet nga më të ndryshme, lloj lloj bamirësish që bëjmë”,