AKTUALITET, 22 Nëntor 2018, 20:11

Napoli interesohet për anësorin e Çelsit, Hysaj mund të përfshihet në transferim

Napoli interesohet për anësorin e Çelsit, Hysaj mund të

Emri më i përfolur në Serie A është i mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, pasi futbollistin kuqezi e kërkon me ngulm Çelsi i Maurisio Sarrit. Tekniku italian synon të bashkohet me mbrojtësin e tij, pasi ka besim të plotë te aftësitë e shkodranit.

Nga ana tjetër, Ançeloti po kërkon një mbrojtës krahu në merkaton e janarit dhe sipas mediave italiane, trajneri është vënë në ndjekje të Ola Aina.

Talenti i Çelsit është i huazuar te Torino dhe ka bërë ndeshje të shkëlqyera, çka ka tërhequr vëmendjen e Ançelotit. Mësohet se “Don Carlo” ka pyetur drejtuesit e bluve të Londrës për vlerën e lojtarit, gjë që është parë si një “mundësi e artë” nga skuadra angleze për të marrë shërbimet e Hysajt.

Mendohet se Çelsi do të ofrojë shërbimet e 22-vjeçarit Aina, si dhe para për të transferuar Hysajn, të cilin po e ndjekin prej kohësh.