AKTUALITET, 14 Nëntor 2017, 12:58

Lulzim Basha zbulon si i pastrojnë qeveritarët paratë e pista të drogës

Lulzim Basha zbulon si i pastrojnë qeveritarët paratë e pista

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje përpara mediave nga selia e kësaj partie, ka ngritur alarmin për depërtimin e parave të pista në ekonominë e vendit dhe pastrimin e parave të drogës nga qeveritarë dhe njerëz të lidhur me politikën.

"Boomi i ndërtimit është rezultat i parasë që vjen nga droga. Koncesionet që jep Edi Rama, ku emrat e koncesionarëve fshihen në parajsa fiskale, mund të jenë emra të pastrimit të parave nga droga. Ka një parim themelor ekonomik, paraja e pistë përzë paranë e ndershme. Prej katër vitesh nuk ka asnjë investim të huaj në vendin tonë. Paraja e pistë përzë cdo ditë paranë e ndershme nga tregu dhe nga Shqipëria", u shpreh Basha.

Sipas tij, qeveritarët po blejnë vila me paratë e pista.

"Qeveritarët blejnë vila dhe pasuri të patundshme, brenda dhe jashtë vendit, me para të pista".

Kryetari i PD-së u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen për të ndaluar kapjen e Shqipërisë nga krimi.

"Të bashkohemi dhe të ndalim kapjen e Shqipërisë nga krimi. Çdo koncesion të hetohet në detaje. Prokuroria të hetojë pastrimin e parave. Depërtimi i krimit në ekonomi, duhet ndalur tani".

/TPZ.AL/