AKTUALITET, 14 Nëntor 2017, 14:16

Droga në Velipojë, shkon në 8 numri i të arrestuarve (Emri)

Droga në Velipojë, shkon në 8 numri i të arrestuarve (Emri)

Policia e Shkodrës në vijim të operacionit “VILUNI BEACH", sot ka arrestuar edhe një person tjetër duke shkuar në tetë numri i personave të arrestuar si bashkëpunëtorë pasi u kapën 1.5 ton drogë, gati për t'u trafikuar në drejtim të Italisë.

Gjovalin Ndoj, 30 vjeç, banues në Lezhë u vu në pranga.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 11.11.2017 është bërë shpallja në kërkim e tij si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar po me këtë datë ku u sekuestruan 1502 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
 Materialet do i referohen Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 283/a 25 dhe 22 të Kodit Penal.