TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka akuzuar Rusinë për spiunazh kibernetik dhe për përfshije në procesin zgjedhor në Britani.
May ka marrë pjesë në një takim me biznesmenë të fuqishëm në Londër, nga ku ka lëshuar edhe akuzat e rënda në drejtim të Rusisë. Sipas kryeministres britanike, Vladimir Putin ka bërë përpjekje për të "nënvlerësuar shoqëritë e lira".
May u shpreh se Rusia është angazhuar në krijimin e lajmeve të rreme për të mbjellë "pakënaqësi në Perëndim".
Ajo shtoi se Mbretëria e Bashkuar nuk dëshiron të konfliktohet me Rusinë por se "do të mbrojë interesat e veta".
Komentet e kryeministres janë në një kontrast të madh me qëndrimin e Presidentin Donald Trump, i cili javën e kaluar u shpreh se e beson Putinin kur ai thotë se nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Burimi: BBC / TPZ.AL