TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë ka miratuar tarifat e reja për Bashkinë Tiranë. Dhe çmimi i ujit për konsumatorët është rritur me 44 %.
Sipas vendimit të publikuar në faqen e vet ERU, jepen detaje të vendimit dhe tabelat përkatese me çmimet e reja.
Në mbështetje të nenit 14 dhe 21, të ligjit nr. 8102 datë 28.03.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, i ndryshuar, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 39, datë 09.12.2015 “Për miratimin e politikës tarifore për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 40, datë 09.12 2015
“Për miratimin e dokumentacionit mbështetës për miratimin e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë, largimin e përpunimin e ujërave të ndotura”, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 41, datë 09.12. 2015 “Për miratimin e procesit të miratimit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë, largimin e përpunimin e ujërave të ndotura” dhe vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 42, datë 09.12.2015 “Për miratimin e metodologjisë për vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura”, Komisioni Kombëtar Rregullator,
VENDOSI:
1.Miratimin e tarifave për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a si më poshtë :
3.Pagesa rregullatore vjetore për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a do të jetë 0.6 % e të ardhurave vjetore të parashikuara nga aktiviteti
4.Vendimi i Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 40, datë 22.12.2011 “Për miratimin e tarifave të ujit për konsum publik për Sha UK Tiranë” shfuqizohet.
5.Ky vendim hyn në fuqi më 01.01.2018 dhe është i vlefshëm deri në miratimin e tarifave të reja./TPZ.AL/