AKTUALITET, 28 Shkurt 2018, 22:35

Droga në Maminas/ Biznesmeni i bananave nip i gjykatësit të njohur, ndryshoi mbiemrin

Droga në Maminas/ Biznesmeni i bananave nip i gjykatësit të
Kush fshihet pas 180 milionë eurove drogë? Ka qenë kjo tema e debatit në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”.

Gazetaja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje rreth drogës së kapur ditën e sotme në Maminas.

Lala tha se droga është identifikuar ende pa ardhur në Itali e ndërsa për biznesmenin Arbër Çekaj Lala tha se ka ndryshuar mbiemrin pas ardhjes nga Tropoja në Tiranë.

 

“Droga është identifikuar para se të vinte në Itali. Itinerari ka qenë Kolumbi-Itali- Maltë – Durrës. Është porositur nga kompania Arbi Garden me administrator të vetëm Arbër Çekaj I cili pjesën më të madhe e kalon në Gjermani.

Arbër Çekaj është me origjinë nga Tropoja dhe mbiemrin e tij të origjinës e ka Kuliçi në vitin 1990 familja ka lëvizur nga Tropoja dhe ka ardhur në Manzë, xhaxhai i Arbër Çekajt një ish-gjykatës shumë i njohur bashkë me babain dhe xhaxhain tjetër kanë vendosur të ndryshojnë mbiemrin,” tha Lala.