AKTUALITET, 21 Janar 2019, 19:40

“Çfarë lolosh laj thaj”, Rama reagon sërish për anulimin e koncesionit të aksit Thumanë-Kashar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me anulimin e koncesionit PPP për rrugën Thumanë-Kashar, me pretendimin se paratë e këtij projekti do të shkojnë për “Paktin për Universitetin”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ironizon me opozitën, ndërsa shkruan:

“Dëgjojini dëgjojini! Dëgjojini se janë për të qeshur (ata që s’u besojnë?) dhe për të qarë (ata që u besojnë?)! Kur do bëhej rruga Thumanë-Kashar ishte një grabitje qindra milionë,tani që me të njëjtën formulë do investohet për universitetet,s’ka lekë? Çfarë lolosh laj thaj?