AKTUALITET, 23 Janar 2018, 21:08

Reforma në drejtësi, Berisha: Ambasadorët janë palë me Edi Ramën

Reforma në drejtësi, Berisha: Ambasadorët janë palë me

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu, në lidhje me reformën në drejtësi. Berisha tha se ambasadorët janë palë me Edi Ramën.

Berisha: Sot lexova që ambasadori Lu ka bërë një deklaratë interesante. Është e vërtetë, kjo është ballkanike. Kjo është shumë e dëmshme. Vijmë tek reforma në drejtësi. Jo nuk qëndron! Nuk mund ta përdorin, janë dy ambasadorë që unë i kam quajtur guverantorë ata që investuan në draftin e parë që e përmbysi Venecia. Janë mbështetës së fuqishëm.

Absolutisht janë palë me Edi Ramën, sepse e kanë dëshmuar këtë në mënyrën më të fuqishme. Unë ftoj DASH le të vijë të diskutojmë. Ne nuk kemi tendencë të akuzojmë SHBA.