AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 09:20

Xhafaj: Policia goditi grupin më të rrezikshëm kriminal në veri të vendit

Operacioni “Forca e ligjit” godet sërish. Kështu bën të ditur Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një postim në Twitter. Ndonëse nuk jep detaje, ministri pohon se aksioni policor është zhvilluar në Tiranë dhe Roterdam, Holandë ku është goditur një nga grupet kriminale më të rrezikshme. Por detajet do jepen sot në orën 10:00.

“Një tjetër super-aksion policor në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” nga ana e Task Forcës Speciale Qendrore së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit.

Detajet në Konferencë për media, sot në 10.00, në Policinë e Shtetit”, shkruan Xhafaj.