AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 08:48

Mesazhi i Bashës për gratë kurajoze

Mesazhi i Bashës për gratë kurajoze

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh dedikuar grave kurajoze. Përmes një postimi në “Facebook” Basha shkruan se gratë janë ato që vuajnë më shumë se kushdo tjetër pasojat e ekonomisë, korrupsionit apo dhe krimit.

Kryedemokrati Basha mbështet fuqinë dhe angazhimit e grave. Teksa ka postuar disa foto ku mes të tjerash shihet me presidenten e Grave të PPE-së, Doris Pack, Basha thekson se ndihet me fat që mbështet miqësisht tek gratë kurajoze europiane dhe shqiptare.

Postimi:

Gratë janë ato që vuajnë më shumë se kushdo tjetër pasojat e vështirësive ekonomike, korrupsionit dhe krimit. Por gratë janë po kështu edhe luftëtaret më të forta, guximtaret më të mëdha.

Unë ndihem me fat që mund të mbështetem në miqësinë, vendosmërinë e ndershmërinë e grave kurajoze europiane dhe shqiptare, në betejat që kemi përpara.

TPZ.AL