TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Safet Bajri (Rustemi), i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. 34-vjeçari u arrestua në një magazinë afër zonës së “Xhamllikut”.
Arrestimi i tij është bërë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë, për veprat penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar të posaçëm kriminal.
Në korrik të këtij viti, mediet belge i kushtuan një vëmendje të posaçme Safet Bajrit, i cili ishte deportuar në Shqipëri nga Belgjika. Ai është dënuar me 9 vite burg në Belgjikë, por më pas u deportua në Shqipëri.
Ja çfarë shkruante asokohe gazeta belge "“La Dernier Heure”
“Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Policia federale e kërkon Safet Rustemin si një nga kriminelët më të kërkuar nga Belgjika.
Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi, Rustemi u pa në kohën kur Shkodra u trondit nga vrasja e një cifti. ‘Burhan Berçana dhe shoqja e tij, u vranë në sytë e fëmijës me 23 plumba”. Shkodra, Palermoja e re është në duart e pesë familje mafioze.
Kontrolli i plazheve private është një nga burimet e të ardhurave të tyre. Kontaktuam me avokatin e Safet Rustemit në Belgjikë. Kontaktuam ta vinim në dijeni se klienti i tij është në Shkodër. Avokati i Safet Rustemit nuk ka pranuar të reagojë”, thuhet më tej në shkrim.
Pak ditë më parë media belge hidhte dyshime të forta se Rustemi është i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë, e megjithatë ai sot vijon të jetojë i pashqetësuar në Shkodrër", shkruan gazeta belge në numrin e saj të 18 korrikut.
“Brusselstime” shkruan se Safet Rustemi ishte përfshirë në trafik droge dhe shtrytëzim prostitucioni në lagjen Alhambra të Brukselit dhe ishte dënuar me 22 vjet burg.
Nga përshkrimi që i bën policia në listën e të shumëkërkuarve Rustemi ishte “ekstremisht i dhunshëm” në trafik qëniesh njerëzore, tentativë vrasjeje, shkatërrim prone, armëmbajtje pa leje dhe grabitje.
Por në vend që ta mbanin në burg, Rustemi u deportua me avion nga Zyra e Emigracionit drejt vendlindjes së tij në Shqipëri.
“Ishte kjo zyrë që vendosi që ai nuk mund ta vuante dhe nuk do ta vuante dënimin” ka thënë avokati i tij Sven Mary për një të përditshme belge. Por mediat shkruajnë se shqiptari vazhdon t’i drejtojë bizneset e tij kriminale në Bruksel, që nga Shqipëria.
Ministri për Emigracionin Teo Franken e mbrojti vendimin: “Shqipëria nuk është fundi i botës” shkroi ai në Twitter. “Përfshirja e tij në listën e deportimit ishte sinjal për autoritetet shqiptare që ta arrestojnë këtë njeri. “Kemi një marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë” shtoi ai.
Por një deputet i opozitës belge, Uter de Vriend e akuzoi ministrin se ishte i obsesionuar pas deportimit të emigrantëve, edhe kur këta t’i shpëtojnë drejtësisë.
“Ky lloj deportimi na sjell rreziqe të mëdha”, tha ai, “Këta lloj kriminelësh janë të aftë ta na rrezikojnë edhe nga jashtë vendit. Obsesioni për t’i hequr qafe me nxitim është rrezik për sigurinë tonë” tha ai.
Gazetari Pieter Huyberechts, i medias belge “Gazet van Antwerpen”, shkruan një artikull të detajuar për rastin e Safet Rustemit. Prej më shumë se dy javësh mediat belge po shkruajnë lidhur me rastin e shqiptarit që rezulton të jetë ndër personat më të kërkuar nga drejtësia belge.
Në Shqipëri thuhet se ata kanë lidhje me rreth 40 vrasje. Ndërsa janë dënuar në Belgjikë për tentativë vrasjeje, zhvatje dhe trafikim kokaine.
Dy prej vëllezërve Rustemi ndodhen në burgjet belge.
Por “më i kërkuari”, Safet Rustemi 33-vjeç, u largua nga Belgjika, pasi pagoi një shumë të konsiderueshme parash.
Autoritetet belge shprehen të zhgënjyera nga gjykata e Brukselit. “Krimineli shqiptar mendon se është e paprekshëm”, thotë një burim zyrtar.
“Nëse nuk paguani, unë do t’ju përdhunoj vajzën tuaj 12 vjeçare”. Ky është një nga kërcënimet më brutale të bëra nga 33-vjeçari, Safet Rustemi ndaj një pronari kafeneje në Bruksel, i cili fillimisht nuk pranoi që të përulej para mafiozit shqiptar.
Por, në fund nën kërcënimin e Rustemit, u detyrua t’i jepte para, ashtu si shumë të tjerë të cilët janë kërcënuar nga klani i shqiptarëve në Alhambrwijk të Belgjikës.
E njëjta histori është përsëritur në dhjetëra kafene në Schaerbeek, Koekelberg, Molenbeek, Anderlecht dhe Ganshoren, ku mafia shqiptare ka grabitur pronarët e këtyre bizneseve.
Në vjeshtën e vitit 2014, klani “Rustemi” mori pushtetin në Bruksel. Ata janë katër vëllezër: Ilir Janusz, Bardhyli, Seadi dhe i plotfuqishmi Safet Rustemi.
Në një lagje të njohur në veri të Shkodrës, së bashku me një kushëri të tyre ata cilësohen si “Daltons Dobrac”.
“Ata kanë dorë në jo më pak se 40 vrasje”, konfirmon një burim nga sistemi i drejtësisë.
Klani “Daltons”, shumë shpejt arriti të që të bëhej i pushtetshëm në Bruksel.
Dy shqiptarë u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë pas një mosmarrëveshjeje. Gjatë përplasjes pati edhe të shtëna. Dhe në atë kohë, klani “Daltons” tronditi Brukselin, duke krijuar kaos dhe grabitje. Ndërsa pronarët e kafeneve janë terrorizuar vazhdimisht nga kërcënimet e tyre.
Këpucë të bëra prej lëkure krokodili
Përfaqësuesi i ligjit belg, Stéphane Lempereur e kujton mirë Rustemin. “Doja ta nxirrja nga dhoma e tij, pasi më vinte për të qeshur me këpucët e tij të bëra me lëkurë krokodili. Këpucë të shëmtuara që kushtonin mijëra euro. Por atij as që i plasi fare”.
Më 25 janar të vitit 2017, kapos së mafies shqiptare iu komunikua se do të bënte 9 vite burg.
Lempereur kërkoi arrestimin e tij të menjëhershëm. Por, gjykata nuk e mori parasysh.
“Rustemi nuk u arrestua menjëherë, një padi tjetër penale u ngrit kundër tij”, thotë një burim gjyqësor.
“Ai akuzohej se importonte kokainë nga Holanda. Në qeli apo jashtë saj, klani punoi gjatë gjithë kohës”, – thote Stéphane Lempereur.
Para dhe “fluturim special”
Pavarësisht nga ngërçi i procedurave të papërfunduara ligjore, Safet Rustemi u lejua të largohej nga burgu i Saint-Gilles më 12 korrik 2017 nën kushte të caktuara, me një ‘fluturim special’ dhe u dëbua për në Shqipëri.
Magjistratët e Brukselit u zunë përsëri në befasi. Rustemi dëshironte, së pari, të paguante shumën prej 25,000 euro.
Ai kërkonte të paguante për të fituar lirinë. Kjo ishte një shifër qesharake për dikë që “noton” në paratë e krimit.
Ishte hera e dytë që drejtësia belge pranonte para në këmbim të lirisë së tij. Në fund të vitit 2015, kishte ndodhur e njëjta gjë.
Dy ditë pas 12 korrik 2017, Rustemi u nis me avion drejt Shqipërisë nga Zyra e Imigracionit, edhe pse ndaj tij ishin ngritur dy padi, askush nuk e mori parasysh këtë fakt.
“Ndërsa Ministria e Drejtësisë vonoi proceduarat për Rustemin, Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Migracionin, Theo Francken (N-VA) e kishte dorëzuar atë në Tiranë”, thotë një burim.
Por më 22 shkurt të këtij viti, Brukseli lëshoi dënimin e dyfishtë në mungesë, me 8 dhe 5 vite burg, duke e akuzuar si udhëheqës të një bande kokaine, por Rustemi po shijon lirinë në Velipojë.
/TPZ.AL/