AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 09:15

DETAJE/ Prostitucion, tentativë vrasjeje, si u prangos te “Xhamlliku” i “forti” i Shkodrës, Safet Bajri

DETAJE/ Prostitucion, tentativë vrasjeje, si u prangos te

Policia e Tiranës prangosi pasditen e djeshme të “fortin” e shkodrs, Safet Bajri pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Bajri u arrestua në ambientet e një magazine në zonën e “Xhamllikut”, në kryeqytet, ndërsa burimet thanë se mbante edhe një armë pa leje. Arrestimi i 34-vjeçarit u krye në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, prej afro një viti, pas dyshimeve për përfshirjen e tij apo drejtimin e një organizate kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.

Bajri figuronte në listën e personave më të kërkuar të Belgjikës, i dënuar me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte trafikun e drogës në Bruksel.

Aktiviteti në Belgjik

Mediat Belge i kushtuan për disa ditë me radhë një rëndësi të veçantë Safet Bajrit (Rustemit), shqiptarit të dënuar si udhëheqës i një organizate kriminale aktive në Bruksel, në tregtinë e drogës dhe prostitucionit. Emri i Bajrit nisi të lakohej nga fundi i qershorit dhe fillimi u korrikut të këtij viti.

Ndërsa mediat belge raportonin se më 25 janar në vitit 2017, Safet Bajri ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte skenën e drogës dhe prostitucionit në Bruksel. “Për këtë qëllim, ata (banda kriminale) nuk ‘kanë kursyer asnjë mjet’: shkatërrimi i pronës, përdorimi i armëve të zjarrit, tentativa për vrasje, zhvatje, trafikim të qenie njerëzore, në këtë rast gratë e reja, të cilat u detyruara të prostituonin.

Bajri dhe bashkautorët e tij zakonisht silleshin shumë dhunshëm”, shkruanin mediat belge. Sipas tyre, më 22 shkurt 2014, ai ishte dënuar nga Gjykata Penale e Brukselit me një burgim prej 9 vjetësh si kreu i një bande kriminale që merret me importin dhe trafik droge. Po të njëjtën ditë, ai u dënua me pesë vjet burgim për posedim dhe trafikim droge dhe heqje të paligjshme të lirisë përmes kërcënimeve me vdekje.

Lirimi nga burgu

“Kumbari shqiptar, i liruar gabimisht nga gjykata belge”, ky ishte titulli i një artikulli të publikuar në korrik të një viti më parë. E përditshmja belge “dhnet.be” raportonte se si Safet Bajri u deportua në Shqipëri për shkak të një gabimi teknik të gjykatës belge. “Gabimi qëndron në faktin se Apeli e dënoi me 9 vite burg, por nuk urdhëroi arrestimin e tij, por deportimin në Shqipëri dhe të gjitha shpenzimet e udhëtimit u paguan nga Belgjika”, raportonte media belge asokohe, duke shtuar se pas deportimit, Bajri shijonte lirinë në fshatin Dobraç të Shkodrës. Por, tashmë autoritet belge janë vënë sërish në ndjekje të tij. Më 1 maj të vitit 2015, kryetari i Bashkisë së Brukselit, Yvan Mayer, përgëzoi aksionin e Policisë që çoi në arrestimin e Bajrit dhe çmontimin e organizatës së tij kriminale, duke e cilësuar Safet Bajrin si “Godfather-in” (Kumbarin) e ri.

Më 25/01/2017, Safet Rustemi u dënua nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale që përpiqej të kontrollonte skenën e drogës dhe prostitucionit në Bruksel. Për këtë qëllim, ata (banda kriminale) nuk “kanë kursyer asnjë mjet”: shkatërrimi i pronës, përdorimi i armëve të zjarrit, tentativa për vrasje, zhvatje, trafikim të qenie njerëzore, në këtë rast gratë e reja të cilat u detyruara të prostituonin. Rustemi dhe bashkautorët e tij zakonisht silleshin shumë dhunshëm.

Më 22 shkurt 2014, ai përsëri dënohet nga Gjykata Penale e Brukselit me një burgim prej 9 vjetësh si kreu i një bande kriminale që merret me importin dhe trafik droge. Po të njëjtën ditë, ai dënohet me pesë vjet burgim për posedim dhe trafikim droge dhe heqje të paligjshme të lirisë përmes kërcënimeve me vdekje.

Rrëfimi i Safet Bajrit: Jam i pafajshëm për akuzat që më janë ngritur në shtetin belg

Në një intervistë të dhënë disa muaj më parë për mediat shqiptare, Bajri deklaroi se ishte larguar drejt Belgjikës për të kërkuar azil politik, kërkesë e cila i ishte refuzuar dhe mohoi akuzat që rëndojnë mbi të në shtetin belg.

Ai tha se herën e parë ishte arrestuar gjatë kohës që punonte si roje në të zezë në një lokal, kur policia bastisi vendin dhe arrestoi pronarin së bashku me stafin.

Bajri pretendoi në intervistë se autoritetet belge kishin falsifikuar dosjen duke e shndërruar atë në kreun e një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucioni. TPZ.AL