AKTUALITET, 20 Shtator 2021, 23:03

Buxhuku: Prania e gjinisë femërore në qeveri, e lidhur me frikën e tradhtisë...

Buxhuku: Prania e gjinisë femërore në qeveri, e lidhur me


"Frika e tradhtive, të cilat lindin gjithmonë në proceset politike, justifikojnë praninë e shumtë të gjinisë femërore në qeverinë Rama 3". Kështu deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kreu i "Konfindustria", Gjergj Buxhuku.

Ai sqaroi se përveç marketingut politik, prania e madhe e grave në qeveri, ka lidhje me frikën për të mos pasur tradhtarë të mundshëm, kur të ketë zhvillime në vijim.

"Gjinia e madhe femërore nuk është diçka që kalohet lehtë. Ka pak marketing, pro dy janë problemet e mëdha. E para është ajo që u tha duke vendosur shumë femra ke kontroll të plotë mbi qeverinë, por më e rëndësishmja është ajo që ka të bëjë me zhvillimet që priten të ndodhin në politikën shqiptare dhe prania e madhe e gjinisë femërore ka lidhje me frikën për të mos pasur tradhtarë të mundshëm, sepse gratë janë më të kontrolluara dhe të bindura. Këtu është çështja te tradhtia, këto janë procese politike që priten të hapen sepse ka gjithmonë tradhtarë që lindin", tha Buxhuku.