AKTUALITET, 20 Shtator 2021, 20:41

E rrahu dhe e kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Romë

E rrahu dhe e kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste, arrestohet

Një 27-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kërcënonte se do ta vriste.

I riu filloi ta godiste bashkëshorten rumune dhe e kërcënonte se do e vriste. Ngjarja ka ndodhur në një karburant në zonën e La Stortas në Romë.

Sipas mediave italiane, 27-vjeçari është i papunë dhe ka ushtruar disa herë dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit nuk ka bërë asnjë denoncim në polici. Ditën e djeshme, karabinierët arrestuan të riun shqiptar, i cili edhe pse u vendos në pranga, vijonte me kërcënime ndaj bashkëshortes.