TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pedagogu Rezart Prifti, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për të folur për programin e qeverisë "Rama 3".
Prifti tha se Ramës nuk mund t'i kërkohet fare program, sepse në fushatë doli përpara qytetarëve duke u thënë se nuk ka program.
Sipas Priftit, problemet shumë emergjente të vendit, janë korrupsioni, largimet masive që kanë shkaktuar një krizë të burimeve njerëzore dhe arsimi.
"Në parim nuk kemi të drejtë ti kerkojmë Ramës program ekonomik. Sepse, zotëria erdhi në fushatë dhe tha, ata kanë program, ne nuk kemi program, por do të bëjmë këtë punë që bëmë këto tetë vjet. Tha më lejoni të bëj këtë që po bëj. Me dashje, padashje, njerëzit e votuan.
E dyta, prap i heq kapelen, nxjerr nje pamflet, ku pesë pikat, ishin mirëqenie për të gjithë, familje e shëndetshme, gjëra mistike sikur të ishin dëshmitarët e jehovait. Plani politik dhe ekonomi, duhet të jetë një set masash me objektiva. Duhet të thuash si do t'i bësh. Në fund të ditësh buxheti del në bazë të një plani.
E para, nuk kemi të drejtë si kërkojmë plan sepse u votua pa plan.
Shqipëria ka probleme korrupsionin, de-shqiptarizimin, e shohim që ka një krizë të frikshme për burime njerëzore. Nuk ka njerëz për punë. Është problem imediat. Dhe arsimi. Ne po vdesim nga kultura. Ne kemi qenë pedagog më përpara, kaluam në mësues dhe sot jemi edukatorë. Nëse plani do të ishte konsultuar me nevojat e shoqërisë do të ishte reflektim i nevojave të shoqërisë", tha ndër të tjera Prifti.
/TPZ.al/