TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko, nga studio e “Të Paekspozuarit” në MCN TV deklaroi se duke qenë se ka investuar në Partinë Demokratike shpjegon se për të shmangur skenarët e përplasjeve ne selinë blu duhet ndërhyrja e faktorëve të jashtëm.
Ndër të tjera ai sqaron se sot Basha i ka dërguar një sinjal Berishës duke u shprehur se ‘unë di sh gjera qe i di dhe doktori që ju s’do i merrni vesh kurrë’
"Në fakt ju e dini shumë mirë që investimin e kam pasur te Partia Demokratike dhe jo klanet dhe kjo ka bërë që të mos jem i kënaqur me atë që kanë marrë. Ka një rregull kur baza kërkon që është ajo që të nxjerr do të thotë që se e ke marrë. Unë jam me PD dua që të mos ndodh skenari që thotë Nikoll Lesi dhe kjo bëhet vetëm duke ndërhyrë faktorë të tjerë që ne si parashikojmë dot.
Faktorët e tjerë që mund të ndërhynë janë të shumtë që ta ndalin këtë skenarë, ata që mund ta çbëjnë këtë skenar sepse edhe mund të ndodhi, mund të jenë amerikanët, e dyta është ajo që tha Basha sot unë di shumë gjëra që i di dhe doktori që ju nuk do i merrni vesh kurrë. Unë kam përshtypjen që Basha këtu i dërgoi një sinjal të ri Berishës dhe është një ftesë që mos ti nxjerrim të gjitha gjerat ne shesh. I njëjti mesazh ishte dhe ajo i ambasadores që ka njerëz që bëjnë sikur si dinë gjërat. Ajo që dua të them është se dhe Berisha thotë se Basha di ca gjëra që di dhe unë", tha Bejko