AKTUALITET, 20 Shtator 2021, 22:00

Mbërrijnë në Rinas mbi 30 mijë doza vaksine Pfizer

Mbërrijnë në Rinas mbi 30 mijë doza vaksine Pfizer

Mbrëmjen e sotme ka ardhur në Shqipëri një tjetër ngarkesë me vaksina kundër COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook njofton se mbërritën 31,590 doza vaksine Pfizer.

“Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë” shkruan ministrja.

Në Shqipëri po injektohen dozat nga Pfizer, AstraZeneca, Sputnik dhe Coronavax.