TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryetari i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko, ka komentuar luftën që ka nisur mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës në PD. Bejko e sheh të zymtë të ardhmen e PD, nëse kjo luftë do të vijojë.
"Nëse vazhdon skenari siç është nisur, PD do të jetë e ndarë në fund. Do të përfundojë, ndoshta në një skenar me gjykatë.
Varianti i dytë, është që të ndërhyjnë faktorët që thamë dhe t’i japin një devijim. Bashë nuk është i favorizuar, sepse do të ketë problem shumë të madh, raportin me njerëzit e bazës. Ata i japin partisë votat.
Kemi shumë parti në Europë, që janë zhdukur ose zvogëluar. Rasti i PD-së, mund të zvogëlohet. Baza mund të largohet, të të braktisë.
Zoti Berisha, përderisa e ka seriozisht këtë punë, ata janë dy fraksione që tani, por mund të bëhen edhe dy parti. Sali Berisha tani ka thënë jemi parti konservatore, që do të mbështetemi tek sovranizmi dhe patriotizmit. Mund të bëhet një parti nacionaliste. Partia do të izolohet nëse e merr Berisha, ose dikë që cakton ai.
Lëvizja e zotit Berisha, është si një grusht shteti brenda partisë.
Nëse Berisha bëhet kryetar i PD-së me metoda të papëlqyeshme, kryetar që është edhe non-grata, unë nuk do t'i bashkohem".
Por, edhe zoti Basha duhet të ndryshojë, të ketë remont total", tha ndër të tjera Bejko.
/TPZ.al/