AKTUALITET, 20 Shtator 2021, 22:50

“Studenti i'a kaloi mësuesit”, Curri: Basha po vret Berishën me berishizëm

“Studenti i'a kaloi mësuesit”, Curri: Basha po vret


Përjashtimi i ish-liderit Sali Berisha nga PD ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe ka shkarkuar krizë brenda PD. Lidhur me këtë diskutim në “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti Arjan Curri tha se ajo çfarë e ka inatosur më shumë Berishën është fakti që “student ia kaloi mësuesit”. Sipas Currit Berisha po Lufton Berishën me “armët e veta, me berishizëm.

“Ata kanë të pavërteta në deklarimet e tyre. Berisha po të mos ishte përjashtuar nuk do ti binte në qafë Bashës. Ajo që i vjen inat Berishës tani është se student i tij ia kaloi mësuesit. Aq mirë ia ka mësuar berishizmin saqë ai e luftoi Berishën me armët e veta. Basha po përpiqet të vrasë Berishën me berishizëm. Ideologjitë bëhen më të rrezikshme se ideologët”, tha Curri.