AKTUALITET, 20 Shtator 2021, 19:41

Sali Berisha për Bashën: Ish kryetari shpalli non-grata bazën e partisë!

Sali Berisha për Bashën: Ish kryetari shpalli non-grata bazën e


Sali Berisha vijon mesazhet e tij në rrjetet sociale, ndërsa përgatitet për takimin e ditës së nesërme në Fier, me bazën e Partisë Demokratike.

Berisha e ka quajtur sërish Bashën, "ish kryetari i partisë" dhe ka deklaruar se Basha "shpalli non-grata" bazën e PD-së.

Berisha e shoqëron statusin me një foto të tij me dy gishtat lart.

Ish kryeministri ka paralajmëruar një aksion politik, për të "çmontuar marrëveshjen dhe pazarin e fëlliqur Rama-Basha".

[gallery ids="569726,568205,567032,566267,569727"]