AKTUALITET, 20 Shtator 2021, 20:18

Të shtëna në një shkollë në SHBA, raportohet për disa të plagosur, evakuohen nxënësit

Të shtëna në një shkollë në SHBA, raportohet

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një shkollë të lartë në Newport News, Virginia. Dy persona janë qëlluar kurse dy të tjerë u plagosën. Një i pestë gjithashtu u dërgua në spital.

Autori dyshohet se i njihte viktimat dhe gjithçka nisi si një konflikt.

Më pas nxënësit u evakuan dhe u dërguan menjëherë te fushat e tenisit.