AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 11:48

Çështja Zguri, Kuvendi "pret" datën e shkarkimit

Çështja Zguri, Kuvendi "pret" datën e shkarkimit

Buxheti 2018, nuk do të jetë pjesë e dabtit të kësaj jave parlamentare. Mësohet se këtë të enjte është vendosur të mos zhvillohet seanca e radhës plenare. Ndërkohë, si datë për buxhetin është caktuar 30 nëntori.

Një tjetër pikë e nxehtë që pritet të diskutohet në Kuvend është edhe ajo për shkarkimin e kreit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.

Socialistët kërkuan largimin e Zgurit, me argumentin se mbrojti kryebashkiakun e Mallakastrës, i cili sipas tyre prekej nga ligji për dekriminalizimin.

Por pas këtij debati, u tha se Zguri ishte pjesë e marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës dhe në kushtet kur kjo marrëveshje ka “vdekur”, edhe ai duhet të largohet.

TPZ.AL