TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka thënë se se Rilindja po mundohet të shantazhojë presidentin, duke hapur fjalë se ndërkombëtarët i kanë gjetur se ku i ka paratë dhe do të arrestohet. Sipas Bushatit, kjo bëhet që Ilir Meta të shantazhohet dhe në këtë mënyrë të neutralizohet pa kosto.
“Une do uroja që këta t’i shkonin cmendurisë në fund dhe të shkarkonin Metën. Nuk mund të themi që jetojmë në regjim, por presidentin e ka anti regjimi. Më mirë ta marrin, edhe pse besoj se nuk do e marrin. Këta bënë një test, duke përdorur shantazhin ndërkombëtar dhe arritën ta përthyejnë opozitën. Lanë në publik idenë, se kemi një opozitë me lider të shantazhueshëm.
E njëjta taktikë po përdoret edhe për Metën. Po e hëngri, presionin, që i kanë gjetur ku i ka paratë, bëjnë takime me gazetarë, po na eci, neutralizojmë presidentit pa shumë kosto. Gjykata Kushtetuese do ketë dy vendime për të marrë sapo të krijohet.
Gjykatësit do kenë fytyrën mashkullore të Arta Markut dhe Donika Prelës. Ata do vendosin nga njëra anë që 30 Qershori ishte i ligjshëm. Por, kur 30 Qershori është i ligjshëm, ky dekreti i Metës, nuk paska shkaktuar asnjë dëm. Si mund të shkarkohet presidenti për një gjë që nuk ka efekt?”.
/TPZ.al/