AKTUALITET, 4 Korrik 2019, 22:38

Luan Rama: Ja përse po kërkohet koka e Presidentit të Republikës

Luan Rama: Ja përse po kërkohet koka e Presidentit të


Nënkryetari i LSI-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka thënë se koka e Presidentit Ilir Meta, po kërkohet, në mënyrë që të rrëzohet Republika.

“Kush e kërkon kokën e Presidentit të Republikës? Ky është i vetmi institucion kushtetues legjitim në këtë vend. Të gjithë institucionet e tjera nuk janë legjitim në referencë të Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese është jashtë loje. Qeveria është produkt i përgjimeve të BILD. Cfarë ndodh?

Presidenti është garanti dhe interpretuesi i Kushtetutës. Goditja e Ilir Metës, synon të legjitimojë, atë që është përpjekje e nisur prej kohësh, që ka përmasat e komplotit. Ekzekutivi i kundërvihet shtetit. Komplot për të rrëzuar Republikën, e cila në bazamentin e vet është goditur.

I është goditur bazamenti që ndërtohet mbi parimin check and balance, kontrollit dhe balancës së pushteteve. Shqipëria nuk është më vend demokratik sepse nuk është vend pluralist. Të gjitha këto kanë rënë, e vetmja mburojë e Republikës, është Presidenti. Prandaj po goditet, që të bjerë edhe mburoja e fundit. Rrëzohet Presidenti, rrëzohet kushtetuta e Shqipërisë”.

/TPZ.al/