AKTUALITET, 4 Korrik 2019, 21:38

Lubonja: Pas 30 Qershorit, ose do të durojmë diktaturën e Ramës, ose do të përdorim dhunë

Lubonja: Pas 30 Qershorit, ose do të durojmë diktaturën e


Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se votimet e 30 Qershorit, është një etapë e procesit të Ramës për ndërtimin e një regjimi. Lubonja tha se Rama nuk ka lënë asnjë mundësi tjetër, veç përmbysjes me dhunë, ose pranimit të një regjimi diktatorial.

“Për mua 30 Qershori ishte një etapë e një procesi të nisur nga Rama. Procesi i instalimit të një regjimit. 30 Qershori ishte një hap më tej në këtë proces. Rama ka ndërtuar një regjim, thotë ose më mbani mua në pushtet dhe të rrini në paqe, ose përdorni dhunë, sepse unë ndryshe nuk iki.

Kur kapen të gjithë institucionet nuk ka më mundësi të hiqet me mënyrë paqësore. Ose të durojmë diktaturën e Ramës, ose të përdorim dhunë, që nuk e duam të gjithë, sepse dhuna ka gjithë ato pasoja. Ndërkombëtarët çarmatosën opozitën dhe i thanë Edi Ramës, vetëm ti mund të përdorësh dhunën, vetëm ti mund të vjedhësh vota. Ky debati, që flitet për zonjën e ODHIR, jo po e njohu, jo po nuk e njohu. Nuk rrëzohet Edi Rama duke i provuar se ka vjedhur vota. Harrojeni këtë bisedë”.

/TPZ.al/