AKTUALITET, 4 Korrik 2019, 22:15

“Nuk e meriton mbiemrin që ke”, Gjata përplaset me Hajdarin në emision live: Kush je ti, iku koha kur…

“Nuk e meriton mbiemrin që ke”, Gjata përplaset me


Sekretari ligjor i PD-së, Çlirim Gjata, ka sulmuar mbrëmjne e sotme në programin Open deputeten Rudian Hajdari.

Në një temë të nxehtë lidhur me krizën politike por dhe sulmet ndaj Reformës në Drejtësi, Gjata, I ka kujtuar deputetes mbiemrin duke u shprehur se nuk e meriton këtë të fundit. Nuk ka munguar as përgjigja e Hajdarit duke theksuar se jo vetëem që nuk është kjo temë e diskutimit por edhe se tashmë ka ikur koha kur duhet tu bindemi vetëm kryetarëve të partive.

Gjata: Meqënëse e deshe duhet ta meritosh atë mbiemër, se nuk e meriton

Hajdari: Me çfarë do merreni sot. Kush je ti, më çfarë pozicioni flet je gjykatës ti që më gjykon mua e meritoj apo jo mbiemrin, apo përse nuk jam dakord me kryetarin e partisë tënde…

Gjata: Nuk e meriton pra të thashë, politikisht, jo familjarisht. Vazhdo tani

Hajdari: Ka ikur ajo kohë kur vetëm duhet t’i bindemi kryetarëve të partive, dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu.