AKTUALITET, 4 Korrik 2019, 21:29

“Paketa “anti-shpifje”, deputet të opozitës mbahen të arrestuar”, Vokshi e thotë hapur: Ja dy faktorët që Rama nuk i kontrollon dot

“Paketa “anti-shpifje”, deputet të opozitës mbahen


Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi e ftuar në RTV Ora duke folur për situatën politike në vend ka thënë se dy janë faktorët të cilët kryeministri Rama nuk i kontrollon dot janë media online dhe opozita.

Sipas Vokshit, ka deputetë të opozitës që mbahen të arrestuar dhe miratimi i paketës antishpifje censuron mediat.

Ajo çka i ka mbetur Edi Ramës nga shtypi pa i kontrolluar janë mediat online. Pra dy janë faktorët që Edi Rama deri më sot  nuk po mundet ti kontrollojë dot janë opozita dhe media online. Përsa i përket opozitës çdo kush që ngrihet dhe kritikon Edi Ramën kërcënohet me padi. Unë vetë jam paditur nga Edi Rama sepse kam kritikuar koncesionin me chek up-it. Ne kemi të burgosur politik. Ka deputetë të opozitës që mbahen të arrestuar. Median tani ka vendosur që ta censurojë me anë të këtyre draft-ligjeve’, tha Vokshi.