AKTUALITET, 4 Korrik 2019, 22:28

“30 qershori goditje për Shqipërinë”, Luan Rama: Nuk do të ketë çelje negociatash!

“30 qershori goditje për Shqipërinë”, Luan Rama: Nuk


Nënkryetari i LSI, Luan Rama deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit" se zgjedhjet e 30 qershorit ishin goditja më e rëndë që iu bë Shqipërisë dhe pas asaj që ndodhi nuk do të ketë hapje negociatash.

“Deri tani janë artikuluar zëra periferikë nga ndërkombëtarët. Institucioni i vetëm që ka tagër të certifikojë zgjedhjet është OSBE/ ODHIR.

Ata nuk janë referencë më. Ne po presim raportin përfundimtar të ODIHR. Të jeni të bindur që nuk ka kancelari serioze që nga DASH e ato europiane, që do të mundë të pranojë këto zgjedhje me një kandidat, monopartiake.

Këto që u bënë më 30 qershor janë goditja më e rëndë që nuk do të ketë çelje negociatash,”-tha Luan Rama. /TPZ.AL