AKTUALITET, 4 Korrik 2019, 22:24

Lubonja: Ndërkombëtarët nuk na sjellin dot demokracinë, Meta ka të drejtë, duhet t’a marrim vetë në dorë…

Lubonja: Ndërkombëtarët nuk na sjellin dot demokracinë, Meta


Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka të drejtë kur thotë se demokracinë në Shqipëri nuk mund ta sjellin ndërkombëtarët, por vetë shqiptarët duhet të marrin përgjegjësitë.

“Vetë fakti që keni aty dhe për fat të keq, dy përfaqësues të opozitës që flasin për ndërkombëtarët prap, për atë zonjën e ODHIR, që ata do ndërrojnë mendje, ju cojnë shqiptarëve mesazh të gabuar. Në atë të Ilir Metës, ka një moment të rëndësishëm, mund të ishte moment kthese.

Mendimi im është që po na e sollën lirinë dhe demokracinë ndërkombëtarët, nuk e meritojmë atë. Mund ta marrë Bylykbashi dhe Luan Rama pushtetin nga ndërkombëtarët, por prapë do jemi këtu ku ishim. Meta tha një gjë të rëndësishme, ta marrim ne në dorë. Opozita duhet të shkojë tek njerëzit. Kjo opozitë nuk ka përfaqësuar njerëzit. Nëse përfaqëson njerëzit, nuk ka nevojë për legjitimitet as nga Merkeli dhe as nga askush”.

/TPZ.al/